Kurti pritet në darkë nga Ministri i Mbrojtjes në Londër, i kërkon bashkëpunim më të ngushtë ushtarak

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, mbrëmë u prit në darkë nga Ministri i Shtetit për Mbrojtje, Lord Vernon Coaker, në “Naval and Military Club”, në Londër.

 Zyra e Kryeministrit tha se gjatë darkës, Kurti e falënderoi Lordin Coaker për “mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke përmendur në veçanti: ndihmën ndaj refugjatëve, rolin e Gjeneralit Michael Jackson në çlirim, si dhe pas luftës në shtet-ndërtim, zhvillim dhe integrim”.

banner

Kurti atje tha se Kosova dëshiron të ketë bashkëpunim edhe më të ngushtë ushtarak dhe të mbrojtjes, në drejtim të vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.

Në këtë kontekst, ai përmendi bashkëpunimin në fusha specifike, si bashkëzbarkimet, trajnimet dhe zhvillimin e kapaciteteve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy