Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përgjatë pyetjes parlamentare drejtuar ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha u pengua nga deputetët e pozitës teksa çështja ishte rreth mosfunksionimit të semaforit në qendër të Skenderaj.
Musliu tha se kjo çështje është qesharake për disa deputetë, pasi siç tha ajo ‘ata e shohin Skënderajn si xhungëll’,
“Këtu qeshin disa, sepse këta e shohin Skënderajn si xhungëll”, tha ajo.
Tutje, ajo i kërkoi Haxhiut që të mbajë rendin në sallë.
“Kryetare a po mban disiplinë, a po i qes unë jashtë, a po i qet ti?”, vazhdoi Musliu.
“Nëse ta merr mendja provo”, ia ktheu Haxhiu.

