Kurti e mbledh “online” qeverinë, një nga vendimet ndarja e parave për të shlyer borxhe të vitit të kaluar

by Nexhat

Qeveria e Kosovës njoftoi se ka zhvilluar sot mbledhje elektronike në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar disa vendime.

Një nga vendimet e marra janë edhe ndarja e parave për obligime financiara nga viti i kaluar.

banner

Këto janë vendimet e miratuara:

Projektligjin për Energjinë.

Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

Vendimin për ndryshimet në Tabelat 3.1 dhe 3.2 të Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare dhe kontraktuale të papërmbushura nga viti paraprak.

Vendimin me të cilin në përputhje me nenet përkatëse të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, si dhe me Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, miratohet rregullimi kontabël i shpenzimeve buxhetore të realizuara gjatë periudhës së financimit të përkohshëm për tremujorin e parë 2026, në mënyrë që ato të reflektohen sipas strukturës së re organizative të përcaktuar me Rregulloren për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy