Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Pashkët Ortodokse për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti i uroi të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë si dhe shqiptarët që festojnë në mërgatë, .

banner

Postimi i plotë:

Gëzuar Pashkën besimtarëve ortodoksë!
Në këtë ditë të Ringjalljes, besimi bëhet qëndrim dhe veprim. Prej tij nis ndryshimi e përkushtimi te secili, në familje, në shoqëri.
Urime festën e shenjtë të Pashkës të gjithë besimtarëve ortodoksë në Kosovë!
Urime edhe të gjithë shqiptarëve ortodoksë në trojet tona e në mërgatë!
Besim e mirësi në çdo shtëpi e për shumë mot Pashka!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy