Gjermania uli taksat për naftë dhe benzinë, Hoti: Edhe ne propozuam heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën – Qeveria e refuzoi

by Nexhat

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar se Gjermania do të ulë përkohësisht taksat mbi benzinën dhe naftën për një periudhë dy mujore. Si rrjedhojë, Qeveria gjermane synon të lehtësojë barrën financiare për familjet dhe bizneset që janë goditur nga rritja e kostove të karburanteve.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke thënë se të njëjtën gjë e ka propozuar për Kosovën edhe partia e tij, por Qeveria ka refuzuar.

banner

Postimi i tij i plotë:

Të njëjtën gjë që e paska bërë Kancelari Merz në Gjermani e kemi propozuam si LDK, heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën. Qeveria e refuzoi.

Por, ky lloj mentaliteti qeverisës komunist nuk ka lidhje me ekonomi të tregut. Sipas tyre sa më shumë që paguajnë qytetarët, aq më shumë përfiton shteti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy