“Mashtrimi nuk matet me vota” – Krasniqi godet Kurtin me akuza për standarde të dyfishta

by Nexhat

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij ndaj kërkesave të partive opozitare për çështjen e TVSh-së për derivate në kohën kur janë ngritur çmimet.

Ai ka thënë se po të bënte një veprim të tillë PDK apo LDK sa ishte në pushtet, Kurti do të bënte ‘namin’ duke bërtitur për ‘plaçkitje’.

banner

“Merr me mend po të ishte Isa Mustafa kryeministër e ky (Kurti) në opozitë, i kish qu duart njëherë si shqiponjë ‘plaçkitje masive’, po qyky është mashtrues se i ka dy gjuhë, dy personalitete, 20 mënyra me mashtru, ky është mashtrimi… s’ka nevojë me komentu këtë”.

Ai tutje ka thënë se nuk të përcaktojnë votat se a je mashtrues apo jo, por faktet.

“Faktet e përcaktojnë mashtruesin, jo numri i votuesve”, ka thënë Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy