“Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, jo tri – Te ne nuk është bartë një informatë e tillë”, Ermal Sadiku i përgjigjet Rexhajt që tha se LDK kërkoi tri ministri

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka mohuar deklaratën e Albatros Rexhajt, i cili tha se kryetari Lumir Abdixhiku në takimin me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar tri ministri.

Sadiku tha në Pressing në T7 se “një informatë e tillë nuk i është bartë Grupit Parlamentar të LDK-së, përveç tentativës për të gjetur një zgjidhje”, referuar çështjes së Presidentit.

banner

“Ish dashtë me i kërku krejt ministritë, 22 a sa i kanë? S’besoj që ish dashtë me pranu diçka të tillë me tri ministri…Nuk është bisedu diçka e tillë, ka qenë takim i mbyllur mes Kurtit dhe Abdixhikut. Tek ne nuk është bartë një informatë e tillë, është bartë që ne si Grup Parlamentar duhet të tentojmë të gjejmë një zgjidhje”, tha Sadiku 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy