“Grupi nga Shqipëria ideator i mekanizmit për linçim dhe ofendime në Vetëvendosje”, thotë Krasniqi

by Nexhat

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka bërë deklarata të forta për mënyrën se si, sipas tij, është ideuar dhe ndërtuar mekanizmi i ofendimeve dhe linçimeve në rrjetet sociale brenda ish partisë së tij.

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Krasniqi ka theksuar se ideatorët kryesorë të këtij mekanizmi kanë qenë kryesisht ‘grupi’ nga Shqipëria.

banner

“Kryesisht grupi i Shqipërisë, Dejona, ai flokëqi Hoxha (Elvis Hoxha), Bojkeni (Bojken Abazi), kanë qenë ideatorët. E kanë ditë se çfarë peshe ka me pas dhe çfarë ndikimi ka me pas në publik kjo formë agresive”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka sqaruar se, ndonëse nuk ka qenë ideator i kësaj qasjeje, ka pasur rol kyç në mbështetjen e saj financiare gjatë kohës sa ishte pjesë e Vetëvendosjes.

“Unë nuk e kam kriju si ide, e kam mbështet financiarisht”, është shprehur ai, duke shtuar se kishte kontribuar edhe në krijimin e infrastrukturës, përfshirë pajisjet dhe hapësirat ku, sipas tij, janë zhvilluar këto aktivitete.

Krasniqi ka pohuar gjithashtu se kjo strukturë ka funksionuar si një mekanizëm i organizuar për ofendime, linçime dhe sulme personale në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një strategji të vetëdijshme për ndikim në opinionin publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy