Kurti e Haxhiu si u.d e presidentes ia zgjasin mandatin shefit të AKI-së edhe për 5 vjet

by Nexhat

U.d e presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti ia kanë zgjatur sot mandatin edhe për pesë vite shefit të AKI-së, Petrit Ajetit.

Haxhiu ka shkruar se vendimi pasqyron besimin në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e Ajetit në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë.

banner

Agjencia Kosovare e Inteligjencës vlerësohet si institucion me kredibilitet, profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë në rrafshin nacional, atë rajonal dhe më gjerë.

Njoftimi i Haxhiut:

Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.

Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë.

Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy