Vasfije Krasniqi: 14 prill 1999 është një ditë që ma ndryshoi jetën

by Nexhat

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku po shënohet Dita Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës “Ma kthe dritën”, tha se dinjiteti i tyre duhet të mbrohet dhe të respektohet.

Ajo tha se data 14 prill 1999 është një ditë që ia ndryshoi jetën, por forca për ta rrëfyer atë që kishte ndodhur ishte më e madhe, për të kërkuar drejtësi.

banner

“Dhe pikërisht më 14 prill, kjo dhimbje shndërrohet në një vend të veçantë kujtese. Një vend ku dhimbja nuk fshihet, por shndërrohet. Është një kujtesë, një thirrje dhe një shpresë. Qirinjtë që ndezim sot nuk përfaqësojnë vetëm një moment ceremonial, por përfaqësojnë jetën tonë, kujtimet tona dhe forcën tonë për të vazhduar përpara”, tha ajo. /RTK

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy