“Në komunikim direkt që Hamza kishte me Kurtin e kemi qartësuar që ne si PDK këtë proces e trajtojmë seriozisht” Vlora Çitaku: Ne nuk hyjmë në lojën e emrave

by Nexhat

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha në Pressing në T7 se “z.Kurti është munduar që PDK-në ta fus në lojën e emrave”, sa i përket çështjes së presidentit.

Por, sipas saj nga ajo që u pa në praktikë “kanë qenë përpjekje joserioze sa për konsum medial, pa asnjë rezultat…Janë të destinuara të dështojnë”, tha Çitaku referuar takimeve të Kurtit për presidentin.

banner

“Ne ia kemi qartësuar në komunikimin që Hamza ka pas me Kurtin, që ne si PDK këtë proces e trajtojmë shumë seriozisht dhe ne nuk duhet të hyjmë në një lojë të simulimit të një procesi politik pa asnjë përmbajtje…”, tha Çitaku në Pressing, transmeton Gazeta Express.

“Ne nuk i kemi ikur asnjë takimi, kemi bërë përpjekje që vendit t’i japim institucione”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy