Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje me dy këmbë e ka shkelur Kushtetutën.
Ai tha se sonte me lehtësi të padurueshme kjo ishte tentim rrënimit të rendit kushtetues.
Ai tha se ky proces duhet të shpallet i dështuar.
Postimi i plotë:
Me lehtësi të padurueshme, VV shkeli me dy këmbë Kushtetutën.
Për të satën herë, VV e shkeli me dy këmbë Kushtetutën. Sonte me lehtësi të padurueshme. Ky ishte një tentim i rrënimit të rendit kushtetues.
Republika duhet me pasë gardianë. Deputetët janë të pamjaftushem që të jenë gardianët e vetëm.
Ajo që ndodhi sonte, është e gabuar, politikisht e papërgjegjshme dhe juridikisht e paqëndrueshme. Nuk mund të ndërtohen institucionet mbi shkeljen e Kushtetutës.
Pas përfundimit të këtij votimi, ky proces duhet të shpallet i dështuar.

