Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale shpërndarje e materialeve me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Rasti është raportuar në fillim të muajit prill në stacionin policor në Drenas, njofton policia.
“Menjëherë janë angazhuar hetuesit e NjHP-së , respektivisht ekipi për hetimin e krimeve kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë veprime hetimore, që kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar (i mitur)”, njofton PK.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

