Zgjerohet skandali në Itali, Rochi në bisedime me 29 klube të Serie A dhe Serie B

by Nexhat

Stuhia mbi shoqatën e arbitrave në Itali nuk tregon shenja qetësimi. Në qendër të vëmendjes mbetet Gianluca Rocchi, i cili ka zgjedhur vetëpezullimin, ndërsa përballet me akuza për përfshirje në një skemë të dyshuar mashtrimi sportiv.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Milanos po marrin përmasa më të gjera. Sipas raportimeve të La Repubblica, vëmendja nuk është më vetëm te episodet e diskutueshme në fushë, por te një rrjet i dendur marrëdhëniesh mes drejtuesve të arbitrimit dhe klubeve.

banner

Burime hetimore flasin për kontakte të shpeshta mes Rocchi dhe drejtuesve të rreth 29 klubeve të Serie A dhe Serie B. Një komunikim që në teori është institucional, por që tashmë po verifikohet nëse ka kaluar kufijtë e lejuar, duke ndikuar në caktimet e arbitrave apo edhe në vendimet e sistemit VAR.

Në fokus të hetimit është edhe një metodë komunikimi e quajtur “Gioca Jouer”, e cila dyshohet se përdorej për të dërguar sinjale indirekte arbitrave në dhomën VAR në Lissone.

Aktualisht nuk ka drejtues klubesh nën hetim, ndërsa vëmendja mbetet te sistemi arbitral, ku përfshihet edhe supervisori VAR, Andrea Gervasoni

Ndërkohë, FIGC po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka kërkuar dokumentacionin përkatës. Nëse dyshimet konfirmohen, nuk përjashtohet hapja e një procesi sportiv me pasoja të rënda disiplinore.

Gianluca Rocchi, nga ana e tij, ka mohuar çdo shkelje, duke deklaruar se ka vepruar gjithmonë në përputhje me rregullat.

Ndërsa hetimet vijojnë, një hije e rëndë pasigurie vazhdon të mbulojë besueshmërinë e sistemit të arbitrimit në futbollin italian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy