Kurti thotë se Opozita ka kërcënuar Feride Rushitin: Vërtetë e turpshme

by Nexhat

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media, ka thënë se e propozuara e VV’së për presidente, Feride Rushit për presidente, është kërcënuar, duke e vlerësuar një gjë të tillë si ‘’të turpshme’’.

Kurti, gjatë konferencës, ka hedhur kritika ndaj partive opozitare për mospërkrahjen e Rushitit për pozitën e kryetares së shtetit,

banner

‘‘PDK lërë që nuk u mjaftua me refuzimin e pozitës së kryeparlamentarit, si ofertë nga ne, por sot doli përmes Vlora Çitakut, duke kërkuar tërheqjen e zonjës Rushiti nga kandidimi. Merreni me mend. Ua kemi ofruar kryeparlamentarin, kanë thënë jo. E kanë lavdëruar zonjën Rushiti, e propozuam për presidente, këta kërkojnë tërheqjen e kandidaturës. Si është e mundur gjithë ato vargje për zonjën Rushiti, nga kjo opozitë dje, e sot nuk e marrin as mundin të vinë në sallë.  Refuzim që të marrin përgjegjësi e pushtet, dhe thirrje të tjerëve për bojkotim të institucioneve. Madje duke dërguar edhe kërcënime ndaj një gruaje që gjithë jetën e ka kaluar në mbrojtje të viktimave. Kjo vërtetë është e turpshme’’, ka thënë ai mes tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy