Kurti: Hatixhe Hoxha është dakorduar të tërhiqet, LDK t’i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj, i hyjmë garës

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media.

Ai ka thënë se ka folur me Hatixhe Hoxha që ka pranuar të tërhiqet nga kandidatura për presidente, në rast se LDK-ja i sjellë 15 nënshkrime.

banner

Ai tha se LDK-ja mund të nominojë këdo që do, pastaj me votim të fshehtë zgjedhet Presidenti.

“Unë kam komunikuar me kandidaten Hatixhe Hoxha, ajo është dakorduar që të tërhiqet nga kandidatura,  nëse LDK i sjellë 15 nënshkrime për kandidatin e saj kushdo që është. LVV i plotëson 15 nënshkrime të tjera dhe në këtë mënyrë do të kishim një kandidat nga LVV dhe një nga shoqëria civile. Këtu jam në katin e dytë të Kuvendit, këtu mund të më gjejë LDK”, tha Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy