Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së për zbutjen e masës

by Nexhat

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Posaçme me një kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë, duke kërkuar zbutjen e “arrest me burg”. Pritet që gjyqtarja Etleva Deda të përcaktojë datën dhe orën e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Ankimi i kreut të Partisë së Lirisë vjen vetëm pak ditë pasi në gjykatë ka nisur shqyrtimi në themel i dosjes penale në ngarkim të tij.

banner

Meta kërkon që masa e sigurisë të rishikohet, ndërsa çështja pritet të kalojë për vlerësim nga gjykata në ditët në vijim.

Ish-presidenti i Shqipërisë mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy