Drita fiton në fund ndaj Prishtinës, marshon drejt titullit

by Nexhat

Drita ka marrë një fitore të madhe ndaj FC Prishtina me rezultatin minimal 1-0, në një ndeshje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Heroi i takimit ishte Blerim Krasniqi, i cili realizoi golin vendimtar vetëm 7 minuta para fundit, duke i dhënë tri pikë jetike skuadrës së tij.

banner

Kjo fitore i jep Dritës frymëmarrje në objektivat e sezonit, ndërsa për Prishtinën situata komplikohet, pasi me këtë humbje bie në vendin e katërt në tabelë.

Në anën tjetër, FC Drita vazhdon marshimin e sigurt drejt titullit kampion, duke mbajtur kreun dhe duke qenë gjithnjë e më pranë kurorëzimit.

Sa i përket xhiros së ardhshme, Prishtina e Re do të përballet me lideren FC Drita, ndërsa  Prishtina do të ketë një tjetër sfidë të vështirë ndaj KF Malisheva

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy