Avdyli: S’e votova presidentin, u tentua shkelje e rëndë kushtetuese

by Nexhat

Deputeti i Grupit Parlamentar të LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se nuk ka votuar për zgjedhjen e presidentit të ri, duke e cilësuar procesin si një tentim që, sipas tij, përbënte shkelje të rëndë kushtetuese.

Avdyli tha se vendimi i tij për të mos marrë pjesë në votim lidhet me bindjen se mënyra si u zhvillua seanca nuk ishte në rrugën e duhur institucionale.

banner

“Unë nuk votova për një president i cili për mua ka qenë një shkelje e rëndë kushtetuese ajo që u tentua atë natë,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai theksoi se mbetet mirënjohës për bashkëpunimin brenda partisë dhe për kryeministrin Albin Kurti, duke vlerësuar edhe marrëdhëniet me kolegët e tij.

“Për tri herë në politikë kam qenë jo kur ka qenë pushteti por kur kam qenë kur menduar që pushteti nuk është në rrugën e drejtë edhe tash unë po mendoj që është bërë gabim. Unë jam krenar për bashkëpunimin që e kemi pasur edhe kemi kontribuar që Albin Kurti të vije ne pushtet janë bërë punë ët mira. Unë kam përshtypjet më të mira ag VV-ja edhe nga elektorati i tyre shumë i ndershëm por edhe nga kolegët nga i fundit deri te Kurti në sjelljet e tyre në aspektin personal Unë asnjëherë nuk do të lejojë për të folur fjalë të këqija ndaj zotit Kurti dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar Avdyli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy