Lushaku-Sadriu: Kurti s’pranoi kompromis, drama me nënshkrime për t’ia lënë fajin dikujt

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se mungesa e fleksibilitetit nga kryeministri Albin Kurti ka penguar arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Në Debat Plus, ajo tha se LDK ka kërkuar një president me integritet, që garanton balancë institucionale dhe pavarësi në ushtrimin e detyrës.

banner

“Kemi dashur një president me integritet që garanton balancë. Jofleksibiliteti i Kurtit për të mos shkuar drejt një konsensusi apo marrëveshjeje politike e ka bërë të pamundur arritjen e marrëveshjes,” ka deklaruar ajo.

Sipas Lushaku-Sadriut, zhvillimet rreth nënshkrimeve kanë qenë më shumë një “dramë politike” e Kurtit për të zhvendosur fajin.

“Këto dramat ami nënshkrimet t’i japë nënshkrimet këto janë veç drama, për me ia lënë fajin dikujt”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se nënshkrimet e LDK-së kanë qenë për një kandidat që do të dakordohej brenda partisë, duke mos përjashtuar mundësinë që ajo të ishte edhe Vjosa Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy