Barazim me gola, Arsenali e Atletico bëjnë paqe në Champions

by Nexhat

Atletico Madrid dhe Arsenal kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League, e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Metropolitano” dhe e transmetuar drejtpërdrejt nga RTK.

Arsenal e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 1:0, me golin e shënuar në minutën e dyzet e katërt nga Viktor Gyokeres, i cili ka realizuar nga pika e bardhë pas një penalltie të akorduar për faull të David Hancko.

banner

Në pjesën e parë Atletico ka pasur disa raste të mira me Julian Alvarez, por pa sukses, ndërsa edhe Noni Madueke ka rrezikuar për Arsenal.

Në pjesën e dytë, Atletico Madrid ka arritur ta barazojë në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, kur Julian Alvarez ka shënuar nga penalltia pas një vendimi të VAR.

Pas golit të barazimit, vendasit e kanë shtuar presionin dhe kanë krijuar disa raste të rrezikshme, përfshirë një goditje në shtyllë nga Antoine Griezmann, si dhe një rast tjetër të pastër që nuk është konkretizuar prej Lookman ani se nga afërsia.

Ndeshja ka pasur edhe episode të diskutueshme me ndërhyrjen e VAR dhe një penallti të akorduar e më pas të anuluar për Arsenal.

Në fund, ndeshja është mbyllur 1:1, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy