Sadiku: Kosovës i nevojitet një opozitë e re me emrin Vetëvendosje

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka thënë se Vetëvendosja është më e përshtatshme për opozitë sesa për qeverisje.

Sadiku në Debat Plus tha se pajtohet plotësisht me deklarimet e kryeministrit Albin Kurti që opozita është e vjetër.

banner

“Kosovës i nevojitet një opozitë e re me emrin Vetëvendosje”, ka deklaruar ai.

Ai shtoi se Vetëvendosje duhet të rikthehet në opozitë, duke theksuar se aty, sipas tij, e bën më së miri rolin e saj, ndërsa kërkoi që të mos dëmtohet shteti përmes qeverisjes aktuale.

“Edhe mendoj se ata janë të mirë në opozitë, dhe janë shumë qesharakë në pozitë, edhe e kanë dëshmuar qe gjashtë vjet që janë qesharak e të gjorë në pozitë e në qeverisje e le të bëjnë opozitë ku e bëjnë më së miri e çfarë dijnë të bëjnë por shtetin të mos e marrin ën qaf”, ka deklaruar Sadiku në Debat Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy