Situata me qentë endacakë në QKUK, krijohet Shtab Emergjent

by Nexhat

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së këtij institucioni shëndetësor, Mentor Zejnullahu, ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent në kuadër të QKUK-së, si reagim ndaj situatës së krijuar nga prania e qenve endacakë brenda kampusit të institucionit.

“Qëllimi i këtij shtabi është të sigurojë mbrojtjen e menjëhershme të pacientëve, stafit shëndetësor, vizitorëve dhe qytetarëve, përmes koordinimit ndërinstitucional dhe zbatimit të masave urgjente për identifikimin, kontrollin, largimin dhe parandalimin e rrezikut nga qentë endacakë”, thuhet në njoftim.

banner

Kanë bërë të ditur se Shtabi Emergjent përbëhet nga përfaqësues të strukturave të brendshme të QKUK-së, përfshirë drejtues institucionalë, përfaqësues nga Klinika Emergjente, Zyra Ligjore, si dhe Shërbimi i Sigurimit dhe zjarrfikësve.

Në këtë mekanizëm, thonë ata,  janë përfshirë edhe institucionet relevante jashtë QKUK-së, si Komuna e Prishtinës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Policia e Kosovës, kompania kontraktuese për trajtimin e qenve endacakë, Inspektorati komunal, si dhe organizata të licencuara për mbrojtjen e kafshëve.

Krijimi i këtij Shtabi Emergjent vjen pas disa rasteve të sulmeve nga qentë endacak të kalimtarëve por edhe të vetë stafit brenda oborrit të këtij institucioni

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy