Vehbi Miftari konfirmon shkarkimin nga posti i shefit të Misionit në Vatikan: E kam pranuar dekretin nga U.D. e Presidentes

by Nexhat

Vehbi Miftari ka konfirmuar se është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Vatikan, duke bërë të ditur se ka pranuar dekretin përkatës nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Në një njoftim në Facebook, Miftari theksoi se ky vendim shënon përfundimin e mandatit të tij në Selinë e Shenjtë, por jo edhe angazhimin e tij për Republikën e Kosovës. Ai e cilësoi këtë detyrë si një nder jetësor, duke qenë shefi i parë i këtij misioni diplomatik në Vatikan, dhe shtoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë tashmë janë konsoliduar.

banner

“Ky dekret shënon përfundimin e mandatit tim në Vatikan. Sigurisht, jo angazhimin tim për Republikën, së cilës i kam shërbyer çdo herë me përkushtim, pa kërkuar kurrë shpagim. Ka qenë nderi jetësor që më është bërë, duke qenë i pari shef i Misionit në Vatikan”, shkruan ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy