AAK vazhdon procesin e zgjedhjeve të brendshme, zgjidhet kryetarja e Aleancës së Gruas në Deçan

by Nexhat

Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Aleancës së Gruas në Deçan, ku për kryetare është zgjedhur Fitore Shala-Hulaj.

Haradinaj ka uruar strukturat e sapozgjedhura për përgjegjësitë e reja. Ai ka shprehur bindjen se ato do ta vazhdojnë angazhimin në forcimin e Aleancës së Gruas dhe në udhëheqjen drejt sukseseve të reja.

banner

Lideri i AAK-së ka falënderuar edhe udhëheqjen e deritanishme, në krye me Hane Lekaj-Berisha, për kontributin e dhënë ndër vite në forcimin e Aleancës së Gruas.

Po ashtu, Haradinaj ka vlerësuar punën e kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke theksuar angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.

Në fund, Haradinaj ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e secilës grua që, sipas tij, po e forcon Aleancën çdo ditë e më shumë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy