Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në disa fshatra të Drenicës.
Gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, nga përshëndetja me qytetar, njëri nga ta nuk pranon t’ia zgjasë dorën Kurtit.
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bashkë me kryeministrin në dorëheqje Albin Kurti kanë nisur homazhet në fshatin Gllobar të Drenasit, në kuadër të nderimit të dëshmorëve.
Haxhu pritet të bëjë homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve në Vërboc e Shtuticë, ndërsa në orën 11:15 do të qëndrojë në Kompleksin Memorial në Marinë

