Zyrtarizohet miqësorja e parë, Shqipëria përballet me Izraelin në “Air Albania”

by Nexhat

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar për zyrtarizimin e ndeshjes miqësore ndërmjet kuqezinjve dhe Izraelit.

Në njoftimin zyrtar theksohet se kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor në “Air Albania”, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit.

banner

Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Evropiane.

Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.

Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy