Ka përfunduar ndeshja e tretë e serisë së gjysmëfinales së playoffit në basketboll mes Trepçës dhe Pejës.
Trepça arriti fitore në “Minatori” me rezultat 123-79, raporton KlanKosova.tv.
Skuadra vendase e nisi më mirë pjesën e parë duke krijuar avantazh me rezultat 54-38, teksa vendasit thelluan avantazhin në çerekun e tretë me rezultat 84-58.
Kujtojmë që me këtë fitore Trepça shkon në avantazh 2-1 në serinë gjysmëfinale

