Një qytetar nga Prizreni, ka dërguar disa fotografi në adresën e Gazetes ‘ Informim.net” me pamje shqetësuese të grumbullimit të mbeturinave në një rrugë të këtij qyteti.
Sipas këtij qytetari, pajmet janë në rrugën “Adem Jashari” që lidh Shadervani me Bazhdarhane, që sipas tij , pothuajse çdo mbrëmje prej vitesh përsëritet i njëjti problem: mbeturina dhe grumbuj të mëdhenj para lokaleve.
Kjo po dëmton rëndë pamjen e qytetit dhe imazhin e bizneseve. A ka komunë dhe inspektorat në Prizren për ta zgjidhur këtë çështje?, ka pyetur në fund të mesazhit të tij ky qytetar./ Informim.net




