KLINË/ E ngacmoi seksualisht me mesazhe, detaje nga rasti i mësimdhënësit

by Nexhat

Ai që do të duhej ta mësonte, e madje edhe ta mbronte, e terrorizoi. Një nxënëse e klasës së 7-të në Zllakuqan të Klinës në vazhdimësi është ngacmuar seksualisht nga kujdestari i saj.

13 vjeçarja, nxënëse e klasës së 7-të në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “At Shtjefën Gjeçovi” në Zllakuqan të Klinës, pranoi disa mesazhe nga kujdestari i saj me përmbajtje të papërshtatshme, të enjten e 30 prillit.

banner

Sipas burimeve të Klanit, 42-vjeçari N. N. i kishte thënë vajzës se të martën do ta dërgonte në kabinetin e Biologjisë, dhe do të kryente veprime të natyrës seksuale.

Nxënësit e tjerë thonë se 42 vjeçari, që u arrestua nga policia, ka pasur sjellje të ngjashme edhe me minorene të tjera.

Mësimdhënësi paraprakisht u ndalua për 48 orë nga policia/Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy