Mushkolaj godet Vjosa Osmani: Zgjedhjet po bëhen për interesa personale

by Nexhat

Imer Mushkolaj ka deklaruar se diskutimet për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosova lidhen kryesisht me interesa personale të aktorëve politikë.

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Mushkolaj u shpreh kritik ndaj partive politike, duke thënë se premtimet në një situatë të tillë janë të panevojshme.

banner

“Para katër muajve u kryen… edhe koalicioni i Lëvizja Vetëvendosje me partitë që i ka brenda edhe partitë tash opozitare, ato premtime që i kanë pas vlejnë, për mua vlejnë ato. Kështu që hiq mos të hyjnë ‘llugave’ me bë far programesh e far tjerash. Këto zgjedhje me këto befasi që po na i kërkon me diskutu, me i analizu kanë të bëjnë vetëm me akomodim interesash personale, kurgjo tjetër. Tu ja nis prej Vjosa Osmani edhe ndonjë tjetër që mundet i interesuem për me u rikthy në parti ose me u rikthy në garë”, ka thënë ai.

Ai veçoi edhe rastin e presidentes, duke e lidhur me interesa personale politike.

“Vjosa Osmani për shembull, ta zëmë, puro interesa personale, kurgjo tjetër. A ma qaq shumë përshtatet me këtë pozicionin që ka Lumir Abdixhiku… kështu që ‘bo e gjetë’ këto zgjedhjet e 7 qershorit”, ka shtuar Mushkolaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy