Abdixhiku e deshifron”ribashkimin”: Osmani garon me listën e saj brenda listës së LDK – por ujdia duhet të finalizohet

by Nexhat

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes me strukturat e partisë, deklaroi para gazetarëve se pas finalizimit të marrëveshjes “Vjosa Osmani pritet të garojë brenda listës së LDK-së”.

I pyetur nëse Osmani do jetë anëtare e LDK-së, ai tha:

banner

“Mund të jetë edhe anëtare…Bashkëpunimi ynë është një Listë e përbashkët brenda LDK-së, vetëm LDK, s’ka parti tjera brenda listës së LDK-së. Mund të kemi koalicione të vogla me parti të tjera…”, tha Abdixhiku.

Ai tha se lista e LDK-së “do vijë me emra të rinjë”.

Ai tha se sot ka marrë aprovimin e strukturave të partisë, “për të finalizuar një marrëveshje që duhet edhe një palë tjetër ta pranojë. Në momentin që Vjosa Osmani e diskuton dhe ulet me neve, me listën që mund të bashkëpunojnë brenda këtij bashkëpunimi, e finalizojmë dhe merr fund kjo çështje”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy