Avokatja e Bashkim Shaqirit: I është bastisur shtëpia, tash po merret në pyetje

by Nexhat

Në aksionin e zhvilluar në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, i është bastisur shtëpia Bashkim Shaqirit, i cili është zyrtar në këtë institucion.

Shaqiri në cilësinë e zyrtarit, dyshohet se ka tejkaluar kompetencat dhe në mënyrë të kundërligjshme kanë aprovuar ankesën e palës, përkatësisht të pandehurit N.K., duke obliguar komunën e Prishtinës që të regjistrojë pronën në emër të tij.

banner

Derisa, avokatja e tij Majlinda Sadikaj, ka deklaruar për Klan Kosovën se s’ka vendim për arrestim.

“Është marrë nga zyret, është shoqëruar në shtëpinë e tij për bastistje, s’është gjetur asgjë nga bastisja. Tash po vazhdojmë me marrjen në pyetje. Dhe do të shohim nëse do të ketë ndalim ose jo. Deri tash asnjë vendim se kemi, po presim ndjekjen e procedurave nga organet gjegjëse”, deklaroi Sadikaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy