Turqia rreth 4 milionë euro për FSK-në, Brahaj: Mbështetje domethënëse për mbrojtjen e Kosovës

by Nexhat

Kosova dhe Turqia kanë hedhur një tjetër hap strategjik për bashkëpunimin ushtarak.

Dy shtetet kanë nënshkruar një marrëveshje financiare ushtarake, përmes së cilës Ankaraja do të mbështesë FSK-në me rreth 4 milionë euro.

banner

Gazetari Sokol Brahaj, në emisionin “Kosova Today” tha se Turqia po ndihmon Kosovën me një mbështetje tejet të rëndësishme dhe në kohën e duhur.

“Dihet që komshiu i sipërm, apo Serbia, po furnizohet me armë nga shumë vende, dhe një mbështetje e tillë nga Turqia është shumë domethënëse për mbrojtjen e Kosovës. Unë shoh që do të kemi marrëveshje edhe më të mëdha”, u shpreh ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy