Haradinaj për kostumin e tij: Është i Habsburgëve, ishin armiq të armiqve tanë

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë i veshur shpesh me kostumin, që e mbante sot.

I pyetur nga nëse kjo ka një simbolikë ai u përgjigj se është një kostum tradicional e një zone gjermanofone.

banner

Haradinaj tha se ky është kostum i zonës së Habsburgëve, të cilët ishin armiq të serbëve dhe e kanë sulmuar perandorinë e atëhershme serbe.

“Më falni, po kjo është veç një kostum tradicional, veshjet e një pjese të zonave gjermanofone, Habsburgve përpara… Ne këtu në shesh e kemi një shesh ‘Sheshi i Habsburgve’. Habsburgët gjatë qeverisjes së tyre ose sundimit të tyre atje kanë qenë armiq të armiqve tanë. Pra, e kanë sulmuar perandorinë e atëhershme serbe e të tjerë dhe është një lloj miqësie, pra miqësie. Vetëm për atë”, tha Haradinaj.

Ai bëri të qartë se kostumi nuk është uniformë lufte, duke shtuar se kur ka ardhur sunduesi i Habsburgëve të vizitojë Deçanin e ka pasur të veshur këtë kostum.

“Po është kostum tradicional i Habsburgve. Nuk është uniformë lufte, as ndonjë porosi tjetër… Kur ka ardhur Otto von Habsburg që na ka vizituar dhe kur e kemi nderuar këtë shesh, e ka pasur këtë kostum veshur edhe ne në nderim e mbajmë kohë pas kohe”, tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj këtë deklaratë e dha në 29-vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj, me ç’rast u bënë homazhe tek lapidari i tij në Deçan.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy