Me rastin e 621 vjetorit të lindjes së kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, Shoqata Kulturore “Kufijt e Arbërit”, sot në Institutin e Historisë në Prishtinë organizoi simpozium shkencor, në të ciln morën pjesë historian e intelektual të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, deri te arbëreshet nga italia, ku studiues të fushës trajtuan dimensionet historike të jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit-Skendërbeutn dhe ndikimin e tij në identitetin kombëtar.
Profesori i Historisë, njëheri edhe kryetar i Shoqatës Kulturore “Kufijt e Arbërit”, Avdi Gjata, në fjalën e tij hapëse të këtij simpoziumi shkencor dedikuar kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, ai vlersoi lartë personalitetin dhe vepren e keryeheroit të shqiptarëve ” Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura më e madhe në historinë e kombit shqiptar. I cilësuar si shqiptari më i njohur në botë ndër shekuj, ai nderohet si prijësi ushtarak dhe strateg i fortë i mbrojtjes së interesave të popullit shqiptar”, tha në fjalën e tij Prof. Gjata, duke e perciellur edhe si mesazh tek të pranishmit që ky personalitet kombëtar, jeta dhe vepra e tij në shërbim të atdheut, të jetë frymëzim edhe sot ndër breza te shqiptarët.
Ndërsa historiani Gjergj Nikaj në fjalën e tij në këtë simpozium, ka tërhequr një paralele interesante në aspektin shkencor e historik në mes kryeheroit të shqiptarëve Gjergj Kastriotit dhe atij gjerman Hermann (Hermann Arminius)
“Më 17 janar 2025, në 588-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, vendosa të krahasoj Arminiosin me Skënderbeun, sepse të dy kanë pasur një fat të ngjashëm. Të dy luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe të dy kontribuan në krijimin e etnosit kombëtar, siç do ta shpjegoj më poshtë”
Tutje historian Nikaj ne fjalën e tij tha se të dy u morën në oborrin perandorak nga perandoritë që kishin pushtuar popujt e tyre, pasi ishin bij prijësish. Mbajtja e tyre në oborrin e perandorit shërbente si një garanci që etërit e tyre të mos rebeloheshin. Më pas, ata u bënë komandantë ushtarakë të vlerësuar në perandoritë përkatëse. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e harroi atdheun, gjuhën dhe origjinën e vet. Kur u kthyen, ata gjetën popullin e tyre që ishte i ndarë në klane.
“Arminiosi bashkoi fiset gjermanike, duke i përfshirë në popullin gjerman, ndërsa Skënderbeu bashkoi popullin e Arbërit, duke hedhur themelet e shtetit të parë shqiptar pas shtetit të Progonit dhe Dhimitrit, pasardhës të konfederatave të fiseve ilire”, tha ndër të tjera z. Nikaj
Ndërsa emocionuese në këtë simpozium shkencor kushtuar jetes dhe veprës së kryeheroit kombëtare Gjergj Kastriotit, ishte edhe fjala e përfaqësuesit të arbëreshëve nga Italia Lorenzo Lonoce, njëheri edhe Nënkryetar i Bashkisë San Marzano, i cili tha se arbëreshët janë të lidhur me Skënderbeun. “Skënderbeu është ai që i bashkoi shqiptarët dhe bashkëpunoi me Evropën Perëndimore, duke e bërë që personaliteti i tij tashmë të vlerësohet jo vetëm si hero kombëtar i yni, por edhe hero ndërkombëtar”
Poashtu në këtë simpozium shkencor, folën edhe pjesëmarrës të tjerë të cilët vlersuar lartë kontributin e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeu, si një nga figurat më ballore të historisë tonë kombëtare.
Kujtojmë se, kryeheroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit.
Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë. Në vitin 1444 ai mblodhi të gjithë princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës, ku u vendos unanimisht të luftohej për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër Perandorisë otomane.
Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.
Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Ai do të njihej si besnik i mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, ku mbështeti mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të viteve 1460–1461. Në vitin 1463 ishte komandant i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II, ndërsa vdiq më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Evropës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë./Informim.net




