Arrestohen gjashtë persona për keqpërdorim të detyrës zyrtare e veprave tjera, sekuestrohen dy vetura, një Rolex e para

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë,  sot në orët e hershme të mëngjesit kanë ndërmarrë dy aksione në lokacionet: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Si rezultat i këtij operacioni,  në  bashkëpunim  me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 6 persona me  inicialet F.S., L.R.,  N.S. A.I., A.Sh., dhe B.B. prej 48 orësh.

banner

Ata dyshohen për disa vepra penale: ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘’Keqpërdorimi i informatës zyrtare’’, nga neni 416 të KPRK-së, ‘’Mashtrimi’’, nga neni 323 të KPRK-së, ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’, nga neni 395 të KPRK-së, ‘’Deklarimi i rremë nën betim’’, nga neni 383 të KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’, nga neni 421 , ”Dhënia e ryshfetit” nga neni 422 të KPRK-së, ‘’Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit’’, nga neni 194 të KPRK-së‘’, si dhe ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’, nga neni 392 të KPRK-së.

Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-10.000 euro, pesë telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedurë penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, tha se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërën prej masave  të sigurisë në procedurë penale ndaj të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë u zotua se “vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy