Rasti i foshnjës në Ferizaj, një person sulmon me shkop kameramanin e Klan Kosovës, AGK kërkon të merren masa

by Nexhat

AGK-ja dënon sulmin ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj që shkoi për të raportuar për rastin e foshnjës

Ekipi i televizionit Klan Kosova është sulmuar sot në Prelez të Muhaxherëve të Ferizajt ku shkoi për të raportuar për rastin e vdekjes së foshnjës së posalindur ku dyshohet se nëna e ka privuar nga jeta.

banner

Nga pamjet shihet një person duke sulmuar kameramanin me një shkop, ndërsa Klani tha se ka thyer kamerën e tyre.

Për këtë rast ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili tha se dënon ashpër sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosova.

“Në videon e publikuar, shihet një person që sulmon kameramanin Arben Restelica me një shkop në shpinë. Gazetarja Qëndresa Tërshani bashkë me kameramanin e kanë paraqitur rastin në polici. Restelica ishte duke xhiruar një ambient publik kur u sulmua, Një akt i tillë është i papranueshëm, vë në rrezik sigurinë fizike të gazetarëve dhe pengon punën e lirë të tyre dhe mediave.  AGK-ja fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që të ndërmarrë masa të menjëhershme për identifikim dhe arrestimin e sulmuesit dhe vënien e drejtësisë për këtë rast”, tha AGK në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy