Tayna e ka gati albumin e ri “Genesis”: Përmban çdo pjesë timen, të vjetrën dhe të renë

by Nexhat

Artistja e njohur shqiptare, Tayna tashmë e ka gati albumin e saj të ri muzikor, i cili titullohet “Genesis”.

Përmes njoftimit në Instagram, ajo ka bërë të ditur se sonte në orën 00:00, albumi del në Spotify, ndërkaq nesër në 10:00, në YouTube.

banner

“Sonte në orën 00:00, albumi im i dytë, “GENESIS”, do të dalë më në fund në Spotify. Nesër në orën 18:00 në YouTube. Një ekip i madh punoi prapa skenave për t’u siguruar që çdo detaj të përputhej me vizionin tim dhe me përvojën që doja që ju të kishit gjatë dëgjimit të këtij projekti. Jam vërtet mirënjohës ndaj të gjithëve që ndihmuan në dhënien e jetës kësaj bote”, shkroi ajo.

Tayna gjithashtu është shprehur se ky album përmban çdo pjesë të saj, të vjetrën dhe atë të renë.

“GENESIS” përmban çdo pjesë timen – të vjetrën dhe të renë, të butën dhe agresiven, emocionalen dhe eksperimentalen. Çdo tingull, çdo gjendje shpirtërore, çdo version i imi ekziston diku brenda këtij albumi”.

“Shpresoj ta përjetoni ashtu siç e ndjeva unë gjatë krijimit të tij, dhe shpresoj se do ta doni aq sa më pëlqen mua”, ka shkruar artistja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy