Azemi i LDK-së: Feride Rushiti, viktimë e manipulimit të Albin Kurtit

by Nexhat

Anëtari i kryesisë së LDK-së Visar Azemi, ka pasur kritika të ashpra ndaj qeverisjes dhe veprimeve të liderit të VV-së dhe njëherësh kryeministër në detyrë Albin Kurti.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës, foli rreth kandidaturës për presidente të Feride Rushitit.

banner

Azemi tha se Rushiti u manipulua nga Kurti.

“Unë jam ndjerë keq qysh një grua e cila ka pasur një respekt, një vlerësim të të gjithë njerëzve në Kosovë, me ra viktimë e një manipulimi të tillë. Pra, jam ndjerë keq kur e kam parë”, deklaroi Azemi në Klan Kosova.

“Zoti Kurti besoj që ka qenë jo i sinqertë, e ka futur atë zonjën në një votim anti-kushtetues dhe e nxjerrë në një konferencë për media brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Çka me thënë më teperë?”, deklaroi ai gjatë emisionit Rubikon në Klan Kosova

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy