Këshilltarja e Gërvallës u reagon Avdylit, Statovcit e Reshitajt që shkuan te Osmani: Qytetari do t’ua mbajë mend të “bëmat”

by Nexhat

Këshilltarja e Donika Gërvallës, Triera Kasumi, ka reaguar për largimet që kanë ndodhur nga partia GUXO e të cilat janë bashkuar me Vjosa Osmanin.

Sipas saj, largimi i Haxhi Avdylit, Jeta Statovcit e Albena Reshitajt ngjanë me ato që kishin ndodhur në janarin e vitit 2018 nga LVV.

banner

“Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Këto largimet e pritura nga Guxo me ritmin “nga një largim në ditë”, për nga forma dhe narrativi po ngjajnë jashtëzakonisht shumë me skenarin e largimeve nga LVV në janarin e vitit 2018.

Ndryshojnë emrat e protagonistëve, por jo metoda dhe qëllimi. Sidomos jo qëllimi.

Për Partinë Guxo, vetëm 3 probleme më pak. Me datën 7 qershor, qytetari i mençur i kësaj Republike, jo vetëm emrat por edhe ‘’bëmat’’ do ju mbajë mend

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy