Zana Avdiu, e ftuar në Pressing në T7, ku po diskutohet për procesin zgjedhor të 7 qershorit, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurt, e përdor feminizmin, fenë e patriotizmin për pushtet.
Ajo ka thënë edhe se, Kurti, sipas saj, ka përdorur grupet më ekstreme fetare për pushtetin e tij,
‘’Albin Kurti e përdor feminizmin kur i duhet, fenë kur i duhet, dhe patriotizmin edhe shtetin edhe gjithçka si mjete për me arrit qëllimin deri te pushteti. Nëse diplomat janë me u mat, atëherë Albin Kurti nuk është kërkushi se e ka diplomë të bachelor’it edhe atë të UP’së. Albin Kurti nuk është tu kandidu për imam në Xhaminë e Re që po bëhet, por është ka don me kallë shtetin për pushtet të vetin, i ka përdor grupet ma ekstreme fetare në Kosovë, për pushtetin e tij’’, ka thënë Avdiu ndër tjerash.

