Ish shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se do të kandidojë sërish për deputet.
Ai tha se kështu propozoi dega e LDK-së në Pejë dhe një degë e partisë në Prishtinë.
“Me propozim të Degës së LDK-së në Pejë dhe Degës IV të LDK-së në Prishtinë, jam kandidat edhe për një mandat për deputet në Kuvendin e Kosovës”, shkroi Gashi në një postim në Facebook.
Gashi garantoi se do të vazhdojë “në mbrojtje të vlerave politike, të sistemit demokratik”.
“Falënderoj strukturat e LDK-së, votuesit dhe qytetarët e Kosovës për besimin e vazhdueshëm ndaj meje. Ju garantoj se do të vazhdoj me përkushtim në mbrojtje të vlerave tona politike, të sistemit demokratik dhe të besimit qytetar, për një Kosovë demokratike, të zhvilluar dhe të përhershme”, shkroi ai.
“Më 7 Qershor është momenti kur së bashku e përcaktojmë të ardhmen e Kosovës. Na priftë e mbara!”, shtoi Gashi.

