Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osmanit

by Nexhat

Kandidatja për Presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka prezantuar aderimin e radhës në listën e saj.

Bëhet fjalë për Besim Kodrën, i cili është ekspert i shëndetësisë dhe i cili ka kontribuar sidomos për të drejtat e pacientëve.

banner

Osmani vlerësoi lart punën e Kodrës, për të cilin tha se zgjodhi të bëhet zë për ata që shpesh nuk kanë pasur përfaqësim.

“Për pacientët. Për familjet që luftojnë çdo ditë. Për qytetarët që kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Osmani.

“Si jurist dhe ekspert i fushës së shëndetësisë dhe të drejtave të pacientëve, ai ka kontribuar në hartimin e politikave, në forcimin e llogaridhënies dhe në mbrojtjen e interesit qytetar, duke përfaqësuar Kosovën edhe në iniciativa rajonale, evropiane e globale. Përmes Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besimi ka dëshmuar se humanizmi është përkushtim i përditshëm ndaj njerëzve”, shtoi ajo.

“Këtë mision Besimi do ta vazhdojë në një tjetër betejë: për ta përfaqësuar kauzën e pacientëve në Kuvend. Jam e bindur se Besimi do të jetë një zë i fuqishëm për pacientët, për qytetarët dhe për interesin publik”, shtoi Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy