Bajrami: Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin, më 7 qeshor votoni për program

by Nexhat

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami tha se “nuk ka ligjëratë që e ndihmon sektorin e bujqësisë”.

Ajo shkroi në një postim në Facebook se “Qeveria duhet ta subvencionojë qumështin – krejt zinxhirin: fermerin, përpunuesin dhe tregtarin, deri në masën që qumështi vendor të bëhet konkurrues në treg në krahasim me atë të importuar”.

banner

“Dallimi në çmim duhet të jetë deri në 20 cent/litër; atëherë konsumatori e zgjedh qumështin vendor. Këto masa duhet të vazhdojnë deri në konsolidimin e sektorit. Njëjtë duhet të veprohet edhe me produkte të tjera”, shkroi ajo.

Duke përmendur zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, Bajrami kërkoi që qytetarët të votojnë “për program”.

“Më 7 qershor, votoni për program. Stabiliteti politik dhe zhvillimi ekonomik duhet të jenë prioritete të Qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit”, shkroi ajo.

Së fundmi fermerët protestuan duke hedhur qumështin në lum, në shenjë pakënaqësie për rënien e çmimit të grumbullimit dhe vështirësitë në treg.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy