Persona të maskuar vjedhin rreth 15 mijë euro e thyejnë kamerat e sigurisë në një depo në Dragash – pamje

by Nexhat

Persona të maskuar kanë hyrë në një firmë ndërtimore në fshatin Buqe të Dragashit dhe kanë vjedhur rreth 15 mijë euro nga kasaforta, e cila u gjet e demoluar në afërsi të objektit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

banner

“Me datë 09 maj 2026, në orën 07:25, një qytetar nga fshati Blaq ka raportuar në polici se në depon e tij të materialit ndërtimor në fshatin Buqe – Dragash, është kryer një vjedhje e rëndë. Sipas ankuesit, persona të panjohur janë futur me dhunë përmes derës së ballkonit në katin përdhese dhe kanë hapur me forcë kasafortën, nga e cila janë vjedhur rreth 15,000 euro. Kasaforta e demoluar dhe e zbrazur është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes. Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore, njësitet e forenzikës dhe hetuesisë. Roja e objektit ka deklaruar se gjatë natës nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë”.

Bytyqi tha se aktualisht nuk ka persona të dyshuar dhe se hetimet janë duke vazhduar për rastin.

Express ka siguruar edhe videon nga momenti i vjedhjes që kanë kapur kamerat e sigurisë brenda zyrës së objektit. Para se të vidhnin paratë, ata thyen edhe kamerat e sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy