PODUJEVË/ Arrestohet një person, dyshohet për dhunim

by Nexhat

Një person i dyshuar për veprën penale “Dhunim” është arrestuar sot nga policia, pas hetimeve të zhvilluara nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.

Sipas komunikatës për media të lëshuar nga organet e rendit, rasti ishte raportuar në stacionin policor në Podujevë në fillim të këtij muaji, ndërsa arrestimi u realizua pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe sigurimit të provave relevante nga organet kompetente të hetuesisë.

banner

Me vendim të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy