Nisin hetimet pas dyshimeve për keqpërdorim rreth furnizimit me barna esenciale dhe lista të pritjes në QKUK

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) rreth kontratës për furnizim me barna esenciale dhe listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje.

Kështu ka konfirmuar për media, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.

banner

Shala njoftoi se organi i akuzës, ka autorizuar grumbullimin dhe verifikimin e informatave sa i përket lidhjes së kontratës, dhe furnizimin me barna esenciale, listat e pritjes së pacienteve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji dhe ortopedi.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se Prokuroria Themelore ne Prishtine, në bazë të informatave që ka pranuar, ka lëshuar autorizim për grumbullimin e informatave dhe provave relevante, për verifikimin e informacioneve për dyshimet lidhur me keqpërdorimet e mundshme në QKUK, sa i përket lidhjes së kontratës, dhe furnizimin me barna esenciale, listat e pritjes së pacienteve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji, ortopedi etj”, tha Shala

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy