Specialja publikoi pamje për t’i treguar kushtet brenda burgut, Behrami: Fyese, po arsyetohen që po i mbajnë paligjshem qe 6 vjet

by Nexhat

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë publikuar pamje nga qendra e paraburgimit në Hagë, ku po mbahen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ndaj këtij veprimi, ka reaguar ish-deputeti Artan Behrami, i cili në profilin e tij në FB ka shkruar:

banner

“Reklamat në prag të verdiktit nga Gjykata Speciale janë skandaloze. Në esencë, ato janë fyese, njëjtë si dikur reklamat e KFOR-it.

Këta dëshirojnë të arsyetojnë mbajtjen e paligjshme tash e 6 vjet të krerëve të UÇK-së në paraburgim.

Miliona euro të taksapaguesve evropianë janë harxhuar në reklama me përmbajtje raciste, përplot stereotipe të dedikuara për “parashoqërinë” kosovare.

Bashkimi Evropian duhet të turpërohet!”, është shprehur Behrami.

Postimi i tij:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy