Ministrat në detyrë, Hekuran Murati e Dimal Basha, kanë reaguar për incidentin në Skenderaj për të cilin Lëvizja Vetëvendosje tha se u sulmua fizikisht kryetari i degës së tyre në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe zëvendësministër në detyrë i financave. Vetëvendosje tha se ai u sulmua nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Murati tha se ky është “akt banditesk dhe i papranueshëm”,
“Sulme të tilla nuk na zmbrapsin, por veç na e rikujtojnë neve dhe të gjithë qytetarëve se sa e rëndësishme është që Kosova kurrë më të mos kthehet prapa, në duart e atyre që shtetin e konsiderojnë pronë private. Organet e rendit duhet që sa më parë të vendosin përgjegjësit para drejtësisë”.
Ndërkaq, Basha akuzoi ata se po synojnë të fitojnë përmes dhunës.
“Nuk po arrijnë me fitu përmes popullit, po provojnë përmes dhunës! Nuk ka kthim mrapa! Nuk ka bandit që e sfidon shtetin”, shkroi ai.
Për këtë rast, Lushtaku mohoi se ka sulmuar duke thënë se qytetarët kanë reaguar pasi Mehani i është drejtuar me “Sami Serbia”.

